Bota

Kina forcon luftën kundër korrupsionit

Raportet e punës të dy organeve kineze të drejtësisë, të paraqitura sot para Asamblesë Kombëtare Popullore, tregojnë se vitin e kaluar, autoritetet kanë forcuar luftën kundër korrupsionit, njoftoi China Radio International.

kinaSipas Prokurorisë së Lartë Popullore të Kinës, vitin e kaluar prokurorët hetuan 3 664 çështje të përvetësimit të parave, të mitmarrjes dhe të shpërdorimit të fondeve publike, me një shumë të përgjithshme prej një milion juanësh (164 mijë dollarë amerikanë).

”Të paktën 4 040 nëpunës publikë në nivel konteje dhe më lart u vunë nën hetim. Mbi 55 mijë veta u hetuan për krime lidhur me detyrën në 41 487 çështje, me një rritje vjetore 7,4 për qind. Vitin e kaluar, prokurorët trajtuan në përputhje me ligjin çështjet e 28 zyrtarëve në nivel province ose ministrie dhe më lart duke përfshirë ato të Zhou Yongkangut dhe Xu Caihout. Përveç kësaj, 7 827 veta janë ndjekur penalisht për dhënie ryshfeti, 37,9 për qind më shumë në krahasim me 2013-n”, thekson raporti.

Raporti shton se gjykatat kineze në vitin 2014 dënuan 44 mijë veta në 31 mijë çështje gjyqësore të shpërdorimit të detyrës dhe të mitmarrjes

Autoritetet kineze kanë premtuar gjithashtu se do të tregojnë tolerancë zero ndaj korrupsionit në drejtësi për të cilin ka pasur ankesa nga publiku në këto vite.

Sipas dy raporteve, prokuroria ka hetuar dhe ka ndëshkuar 404 punonjës brenda radhëve të saj vitin e kaluar, ndërsa 2108 zyrtarë të gjykatave janë dënuar për shkelje të disiplinës dhe të ligjit.

Në dy raportet premtohet se do të çrrënjosohet korrupsioni në organet e drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button