Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes vajza 13-vjeçare

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes vajza 13-vjeçare

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Nga të dhënat paraprake siç raportohet nga burime policore, rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Korçë – Pogradec, pranë fshatit Petrushë, Kasëm Galla, duke drejtuar mjetin AA 018 CS, ka përplasur për vdekje viktimën.

E mitura me iniciale G.T., 13 vjeç me banim në fshatin Kaçaç të Korçës ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës në momentin e përplasjes. Policia ka nisur  veprimet hetimore përkatëse, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, ku po merret në pyetje nga policia.