Rajoni

Kryetari i Partisë Ekologjiste dënohet me 37 vjet burg për falsifikim dokumentesh

zzz57Kryetari i shumëpërfolur i Partisë Ekologjiste Greke, Dhimostenis Vergis u dënua me 37 vjet burg pasi Gjyjkata greke e Apelit e shpalli fajtor për kalim të paligjshëm të pasurisë shtetërore në pronë private dhe falsifikim dokumentesh ku pretendonte si pronë private një tokë shtetërore me sipërfaqe 452 mijë metrash katrore, pranë liqenit Marathon, në verilindje të Athinës. Vergis, i cili ka qenë përherë në krye të titujve kryesorë të gazetavë për antikitetet në zotërim, u gjobit edhe me 150 mijë euro. ‘’Për dënimin e tij, gjykatësit morën në konsideratë edhe faktin se ai nuk kishte qenë kurrë i dënuar’’, njofton botimi elektronik i gazetës greke ‘’Kathimerini’’. Toka në dskutim ndodhet në bashkinë e shën Stefanit dhe është vlerësuar mbi tetë milionë euro. Vergis ka pretenduar pronësinë duke paraqitur certifikatë të falsifikuara, që e lejonin te ndërtonte mbi të. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkohë që për të është lëshuar një mandatarresti.

Related Articles

Back to top button