Kuriozitete

Burri e rrahu, qeni kthehet bashkë me ‘shokët’ dhe i shkatërron makinën

qeni

Thonë që nuk duhet t’i ngacmosh qentë kur flenë. Injorimin e kësaj këshille, i kushtoi shtrenjtë një burri në Kinë. Ai ishte duke u kthyer me makinë për në shtëpinë e tij në Chongqing, kur pa se një qen që ishte shtrirë pikërisht në vendin e tij të preferuar të parkimit. Kështu që e përzuri duke e goditur për të vendosur aty makinën e vet.

qeni1

Gjithsesi, për qenin duket se çështja s’do të mbetej me kaq. Ai u kthye pak më vonë bashkë me disa ‘shokë’ dhe nisë hakmarrjen, duke kafshuar nga të gjitha anët llamarinën, fshirësen e xhamave dhe pasqyrat e makinës së agresorit.

qeni2

Vandalizmi i qenve u fotografua nga një fqinj, i cili të nesërmen në mëngjes i tregoi burrit se nga kush i kishte dhuratë shenjat e të kafshuarave në makinën e tij.

qeni3

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button