Kronika

“Grada” Prokuroria kërkon 6 muaj burg për kundëradmiralin Kristaq Gerveni

Prokuroria ka kërkuar sot 6 muaj burg për kundëradmiralin Kristaq Gerveni, ish-përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO.

naco (1)Në akuzën e prokurorisë thuhet se, ‘Gerveni e ka kryer vepren penale me dashje, ne kushtet kur ka qene

plotesisht ne dijeni dhe i ndergjegjshem per te kuptuar karakterin e kunderligjshem te veprimeve te tij;­ thuhet ne pretencen e prokurorise.

Sipas Prokurorisë, nga hetimi paraprak rezultoi se Gerveni e ka marrë vetë uniformën ushtarake me gradën “Admiral” dhe e ka veshur me dashjen e tij të plotë këtë uniform. “Ai e ka kryer veprën penale me qëllim përfitimi moral, duke u paraqitur në selinë e NATO­s, më shumë se një herë si ushtaraku

shqiptar me shenjat dalluese të grades ushtarake më superiore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”­ thuhet në pretencën e prokurorisë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Tiranës, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, më datë 25.07.2014 ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të Gervenit.

Sipas akuzës, i pandehuri e ka kryer veprën penale me veprime të kundërligjshme aktive që konsistojnë në mbajtjen në uniformë të shenjave dalluese të gradës ushtarake të vendit “Admiral”, të cilat ligjërisht nuk i takojnë.

“Këto shenja dalluese të gradës ushtarake “Admiral” që ligjerisht nuk i takojnë ai i ka mbajtur botërisht në takimet e zhvilluara në datat 22.10.2013 dhe 22.01.2014 e 23.01.2014 në selinë e NATO­-s në Bruksel­, Belgjike. Përdorimi dhe mbajtja e shenjës dalluese të kësaj grade nga ana e të pandehurit Kristaq Gerveni më datë 22.10.2013 është kryer para datës 31.12.2013 dhe në këto rrethana dhe përfiton nga ligji Nr.22/2014 “Për dhënie amnistie” neni 5 i tij, por në këtë rast kjo datë është përcaktuar për të treguar se mbajtja e shenjës dalluese të gradës ushtarake “Admiral” e cila nuk i takon nga i pandehuri Kristaq Gerveni është kryer disa herë”­, thuhet në dosjen e akuzës. Sipas saj, kjo vepër penale ushtarake konsiderohet e kryer që nga momenti që ky i pandehur ka mbajtur botërisht uniformën me shenjat dalluese të gradës ushtarake që nuk i takojnë.

Më herët Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka liruar nga detyra atasheun ushtarak të Shqipërisë në NATO, Kristaq Gërveni.

Largimi i Kundëradmiralit Gërveni vjen pas përplasjeve mes Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Shkarkimi i tij ishte propozuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në datën 7 mars të 2014 ministrja ka nxjerrë një urdhër “Për dorëzim detyre dhe kthim në Atdhe” nga ana e kundëradmiral Kristaq Gërvenit për pozicionin që ai mban prej vitit 2011 si përfaqësuesi ushtarak në misionin tonë në NATO”.

Argumenti i ministres për këtë kërkesë ka qenë shkelja e ligjit nga ana e kundëradmiralit, i cili në një takim të 170 shefave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ka mbajtur uniformën e gradës “Admiral”. Grada “Kundëradmiral” të cilën mban Gërveni, është e ideuar më një vizë të trashë dhe një të hollë në sfond me ngjyrë të verdhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button