Home / Rajoni / Maqedonia / Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare me Mijallkovin, kundër kandidatëve të tij!

Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare me Mijallkovin, kundër kandidatëve të tij!

Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare parazgjedhore me Sasho Mijallkovin në zgjedhjet e fundit lokale! Një pjesë e bisedës mes Mijallkovit dhe Llatasit që nuk u publikua në konferencën e sotme të Zhernovskit, por që gazetarët e morën në CD, dëshmon se Branko Cërvenkovski i ka ofruar Mijallkovit të votojë kundër Andrej Zhernovskit në Qendër, në këmbim të votave të VMRO-së për Andrej Petrovin në Karposh. Sipas Mijallkovit, me këtë marrëveshje Cërvenkovski ka dashur të vret dy miza me një goditje, ta eliminojë Stevço Jakimovskin i cili e tradhtoi në prag të zgjedhjeve lokale, dhe të pengojë faktorizimin e Zhernovskit.

Mijallkov: Unë mendoj se ata mund të grinden mes vete. A e di çfarë? Branko më ofroi që ta tradhtojmë! Branko thoshte të votoni ju kundër Stevços, ndërsa ne të votojmë kundër Zhernovskit. Ai dëshironte ta lëshonte në ujë, e di këtë?

Llatas: Po është logjike që ai ta merr Karposhin. Për atë është më i interesuar.

Mijallkov: Dhe me një shuplakë të vrasë dy miza, ta vrasë Stevçon dhe Andrejin. Sepse Andreji e di tani, vetëm Andreji fitoi, ky asgjë nuk fitoi.

Kjo bisedë nuk është komentuar deri tani as nga LSDM-ja, as nga aktorët e përfshirë. Cërvenkovski nuk ka bërë asnjë koment publik që nga fillimi i publikimit të bombave, por njerëz të afërt me të, përfshi edhe ish kandidatin opozitar për kryetar të Komunës së Karposhit Andrej Petrov, në paraqitjet e tyre publike tentonin ti relativizojnë bombat e Zaevit. Për këtë shkak, shpërndarja e kësaj bisede në rrethet politike, interpretohet si porosi e qartë e Zaevit ndaj Cërvenkovskit që të mos mundohet të pengojë projektin e opozitës për zbardhjen e së vërtetës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: