Home / Intervista / Dritan Prifti: Atë që di unë për personazhet e vrasjes me pagesë

Dritan Prifti: Atë që di unë për personazhet e vrasjes me pagesë

Dritan Prifti ka vendosur të radhitet si miku i fundit dhe mbrojtësi numër një i Tom Doshit. Ai rrëfen edhe njëherë se pse gënjeu Mark Frroku, se pse shkoi në Gjermani Spartak Braho, se pse Ilir Meta është i rrezikshëm në një interviste ekskluzive për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”  në Ora News.

Ylli Rakipi: Ju shkuat në prokurori dhe thatë se ishit të bindur për vërtetësinë e vidos dhe se Ilir Meta do ta vriste Tom Doshin, ku e bazoni ju këtë?

Dritan Prifti: Ata që nuk e besojnë janë shumë të pakët. Mendoj dhe disa sondazhe që kanë bërë ne televizione e kanë nxjerrë se 80 % e shqiptarëve i besojnë deklaratat e deputetit.  Ata që nuk e besojnë janë disa persona të cilët jetojnë duke shfrytëzuar keqpërdorimin e informacionit. Unë kam bindjen se akuzat e Zotit Doshi janë të vërteta. Bindja ime vjen nga informacioni që kam marrë nga deputeti Tom Doshi. Jam informuar për këtë histori në tetor, ndërsa historia kishte nisur në gusht 2014

Ylli Rakipi: Prokuroria ka thënë se videoja është bërë në muajin gusht

Dritan Prifti: Në gusht është bërë filmimi i personave brenda lokalit Viva, ndërsa në ditët e para të tetorit është bërë filmimi me Durim Bamin. Kanë qenë të veshur me xhupa.

Unë e pashë një ditë ne Sheraton Tom Doshin  me makinë të blinduar dhe me roje te shtuara e pyeta. Ai më pas më tregoi historinë. Jam informuar në fillm të tetorit, ndërsa Toma kishte që në gusht që e kishte kete informacion. Ai kishte zgjedhur të mos më informonte më përpara se ishte një vrasje që kishte lidhje edhe me emrin tim.

Ylli Rakipi: Tingëllon pak e çuditshme se ju e keni pasion këtë punën e videos?

Dritan Prifti: Une nuk kam pasion. Regjistrimet që kam bërë kanë qenë për Ilir Meten dhe të afërmve të tij për të më dhëne mua prova të mjaftueshme se kush ishin ata dhe për tu treguar shqiptarëve se kush ishin ata. Une nuk jam aktorë dhe nuk kam ekspertize se po të kisha, ai regjistrimi me Meten do ishte i kulluar. Meta shpëtoi nga burgu se ajo video u bë nga një person që nuk kishte eksperiencë.

Në këto momente njeriu duhet të jetë i kthjellët. Unë e dija prej 6 muajsh që Meta donte të më largonte. Por nuk ma kishte thënë . madje disa ditë para largimit tim nga LSI isha për drekë me bashkëshorten te shtëpia e Ilir Metës për drekë dhe ai me fali edhe një pikturë. Unë e dija ndërkaq për largimin. Ndaj videoja më shërbente për tu mbrojtur.

Ylli Rakipi: Miku mund t’iu kishte kërkuar ndihmë për shkak të videos suaj?

Dritan Prifti: Unë mendoj se Doshi duhet të më kishte njoftuar më përpara se për shkak të urrejtjes që Meta kishte për mua ai donte të hakmerrej ndaj Tomës për shkak të ndihmës që Doshi më dha në atë periudhe. Toma duhet të më kishte informuar më shpejt pasi mund te ishte vrare me shpejt. Por ai mendoi se duhet te fliste me kryeministrin, prokurorin etj. Nuk kam qejfmbetje për këtë. Pasi jam informuar jam përpjekur t’i qëndroj pranë. Une kam krijuar bindjen time personale se kjo eshte vepër e Ilir Metes dhe personave te tjere rreth tij.

Ylli Rakipi: Pse duhet ta vriste Ilir Meta Tom Doshin dhe Fufin duke destabilizuar vendin?

Dritan Prifti: Sa deputetë jan vrarë dhe askush nuk e di, nuk u destabilizua vendi. Nuk do te destabilizohej vendi pasi do sillte ca deputetë të tjere. Po ju pyes ju dhe shqiptaret: Pse Tom Doshi kishte interes te sajonte një gjë të tille? Doshi ishte nje deputet shume i fuqishem i PS me marredhenie shume te forta personale me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetet.

Ylli Rakipi: Kohët e fundit nuk ka qenë kështu?

Dritan Prifti: Doshi merrte në telefon ministrat kur ishte në lokal dhe u thoshte hajde këtu. Kishte një situatë të tille. Pse duhet ta bënte dhe të humbte gjithcka, edhe sulmin ndaj bizneseve te tija?

Ylli Rakipi: Pse Ilir Meta duhet ta vriste? Duhet t’iu vriste juve i bie kështu

Dritan Prifti:Pse do sajonte Tom Doshi personazhet makabër?! Ku do ta gjente Durimin, Tonin, si ka njohur asnjëherë. Ka pasur një plan dhe për goditjen time. Kur e mori vesh që ishte Ilir Meta, Tom Doshi është shokuar sepse rrinte tre katër herë në javë dreka darka me të. Duke hipur maje helikoterit. Ka pasur një plan për të më goditur dhe mua.

Ylli Rakipi: Nuk është ndonjë histori e madhe. Një nga personazhet e historisë, një nga Gjermania nuk më hyri në linjë në emisionin e kaluar ne 15 minutat e fundit.

Dritan Prifti: Personazhi që flet është dënuar në Gjermani për trafik droge. Ky personazh është në Itali i dënuar me vendim gjykata me 17 vjet burg për trafik narkotikësh dhe cështja është në apel. Po flasim për një personazh që vjen nga bota e krimit dhe Doshi ka thenë që ai ishte sekser që vriste me pagesë. Këtë personazh e ka përpunuar Spartak Braho në Gjermani dhe e ka sjellë në Shqipëri. Kam një informacion që edhe Ilir Meta ka qenë në Itali për këtë cështje. Spartak Braho është fotografuar në Gjermani. Eshtë një histori e tmerrshme. Ka vajtur Fatjoni në gjykatë dhe ka thënë nuk është e vërtetë dhe duhet ta besojme tani?

Ylli Rakipi: Ai më ka thënë që nuk e njihte fare këtë problem
Cfare prisnit ju, që ta pranonte dhe të dënohej me 20 vjet burg?

Ylli Rakipi: Ka thënë që personazhet e historisë nuk i njeh. Që Ilir Metën nuk e njeh fare.

Dritan Prifti: Ilir Meta është takuar me Tonin brenda lokalit Viva me nje mik tjetër. Mik që ka bindur Tonin për këtë dëshmi që ka bërë.

Ylli Rakipi: Ju shprehët bindjet se Mark Frroku gënjente. Pse?

Dritan Prifti: E kam shprehur jo vetem se këto gjëra mi ka deklaruar Toma, por mi ka deklaruar edhe mua Marku. Une jam  bindur që Mark Frroku gënjen. Ai do kishte një rol të respektuar në këtë histori se ai e ka njoftuar Tomën për vrasjen dhe i ka shpëtuar jetën. Frroku me Tomën dhe Durim Bamin  jan takuar të paktën 3 herë. Një herë në zyrat e Profarmes së vjetër. Ne hotelin e Tom Doshit  dhe në një vend të trete. Ka dëshmimtarë që i kanë parë dhe e kanë dëshmuar këtë fakt. A e dini ju që Durim Bami është bllokuar nga policia në makinën e Mark Frrokut?

Ylli Rakipi: E kam dëgjuar në ditën e vrasjes së komisarit

Dritan Prifti: Jo disa muaj me pas, në shtator, tetor, nëntor. Durimi është bllokuar me makinën e Mark Frrokut. Ka vajtur Marku ta nxirrte Durmin dhe makinën e ka mbajtur makinën për 1 javë. Nëse unë gënjej për këtë, Mark Frroku le të shkojë nesër në prokurori dhe të me denoncojë për shpfje. Nuk kam interes të gënjej. Mark Frroku ka qenë në dasmën e nipit të Durim Bamit. Ai ka thënë unë nuk i njoh.  Do kishte qene e ndershme te thoshte te verteten.

Ylli Rakipi: Ju thatë që Mark Frroku ka arsyet e veta që e përgenjeshtron këtë video? Cilat jane?

Dritan Prifti: Arsyet e Markut nuk mund ti marr përsipër ti sqaroj. Por të gënjesh për këtë gjë duhet të ketë arsye të madhe.

Ylli Rakipi: Duket se përvec ju dhe Tomës, të gjithë të tjerët po gënjejnë. Vetë i porosituri për vrasje, Bani e ka përgenjeshtruar. Thote qe ka qenë nën presionin e Tomës.

Dritan Prifti: As Tom Doshi dhe as une nuk kemi fuqine e pushtetit. Që  të bllokojmë dëshmimtarët në birruca që tu bëjme presion. Doshi ka vetem Facebook se edhe mediat nuk jane aq te hapura sa ta mirëpresin.

Ylli Rakipi: Doshi është miku juaj i afërt. Ndër miqtë e vetëm të politikës tani. Çfarë është Doshi për ju dhe pse mendoni se dikush nuk e ka futur në kurth sidomos me këtë lojën e kamerave?

Dritan Prifti:  Toma ka shumë miq dhe unë jam ndër miqtë e rinj të Tomës. Sigurisht jam mik me të dhe kjo ka nisur që në kohën kur unë kisha përplasje me Metën.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: