Home / Kronika / Kronika e zeze / Përplasen dy mjete, vdes 25-vjeçari

Përplasen dy mjete, vdes 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25- vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prrenjas – Qafë – Thanë në vendin e quajtur Urakë.

Policia-e-Elbasanit3Burime nga Policia bëjnë të ditur se mjeti autoveturë me targë TR 2936 T është përplasur me një kamion me targë AA 103 DY. Si pasojë e përplasjes mësohet se ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital drejtuesi i autoveturës, 25- vjeçari Edmir Zani, i cili mësohet se udhëtonte nga Tirana në drejtim të qytetit të Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen. Mësohet se në komisariat është shoqëruar drejtuesi i mjetit kamion, Gjon Ndoci, nga qyteti i Lezhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.