Home / Kronika / Kronika e zeze / Ekzekutohet në Torino ish-oficeri shqiptar, 2 vrasësit në kërkim

Ekzekutohet në Torino ish-oficeri shqiptar, 2 vrasësit në kërkim

Një shqiptar 54-vjecar është vrarë me armë zjarri në Torino të Italisë nga dy persona ende të paidentifikuar. Fadil Mema humbi jetën nga breshëria e plumbave që u zbrazën nga një kallash teksa po dilte nga banesa me qëllim të shkonte në punë.

policiaNgjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa vrasësit që dyshohen të kenë qenë dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga policia.

Gazetari Fatmir Popja mëson se Fadil Mema ka qenë ish-oficer policie në qytetin e Elbasanit, por është larguar nga detyra pasi dyshohej si i përfshirë në ngjarje kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.