Kronika

Nesër 6 orë festë, ja aktivitetet në Tiranë

Neser me rasitn e Ditës së Verës janë parashikuar disa aktivitete në kryeqytet. Aktivitetet për Ditën e Verës do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 si më poshtë:

download310:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria

Banda Frymore e Ushtrisë

10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria

Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë

Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj

10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve

Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”

10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.

“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .

Cirku i Tiranës.

11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)

Teatri Kombëtar i Kukullave

10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)

Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.

10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Simultane shahu.

10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

* 10:00-12:00 Muzikë me DJ

* 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

* 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”

Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

16:00 – Qëndra Rinore Tiranë

Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor

Dita e verës ; Historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qënë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Por zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Por festa e Verës që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe ‘qyteti në kërthizë të Shqipërisë’, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, ‘goditen ‘ ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët, tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.

Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumja , gatimi tradicional i Ditës së Verës

Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në qëndër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij sidomos në fushën e arsimit. Por edhe pse ka edhe dy ditë nga kremtimi i festës, duket se tregtarët e kësaj ëmbëlsire tradicionale në Tiranë kanë nxituar ta nxjerrin në shitje ëmbëlsirën e famshme.

A.D, një 71 vjeçar nga Elbasani, thotë se ka rreth 50 vjet që gatuan ëmbëlsirën e ballokumes. “Isha 14 vjeç kur nisa të mësoj gatimin e saj. “Fanatik” në prodhimin e saj, ai shprehet se kjo ëmbëlsirë karakteristike e zonës së Elbasanit, nuk mund të prodhohet me mjete industriale, por veçse me përpunim primitiv, ku si bazë të saj ai cilëson miellin e ëmbël të misrit.

‘Krenar’ për sekretin e goditjes së saj ai thotë se ” tashmë janë shumë njerëzit që e preferojnë , bile vitet e fundit çdo prag 14 marsi ka patur shumë kërkesa nga qytetet rreth Elbasanit dhe sidomos nga Tirana.

Sipas tij, baza e ballokumes është gjalpi i deles dhe mundësisht e deles së rritur në zonat malore të këtij rrethi, nga të cilat ai përmend zonën e Polisit. Si sekret të gatimit të saj ai quan një tenxhere bakri me përmasa 10 litërshe, ku masa e brumit, e cila përmbledh edhe vezët e fshatit, rrihet me një lugë druri dhe punohet shumë fort.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button