Ekonomia

Moratoriumi për gjuetinë, Rama: I shërben zhvillimit të vendit

Moratoriumi 2-vjeçar kundër gjuetisë, ka risjellë sërish në Shqipëri disa lloje speciesh të egra që ishin larguar ose zhdukur nga Shqipëria prej gjuetisë së paligjshme.

MoratoriumiKryeminstri Edi Rama në një aktivtet të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit në parkun e Divjakës u shpreh se ky moratorium i shërben zhvillimit të vendit.

Duke përshëndetur pjesëmarrjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në këtë aktivitet, Kryeministri Rama theksoi se i vjen mirë që “ambasadori e mirëpriti ftesën tonë që kishte qëllim që ta shkëpuste nga tensioni artificial i politikës dh ta sillte pranë natyrës për të shijuar një copëz Shqipërie të mrekullueshme që sot është në një process rilindjeje dhe që sot preket me sy falë një pune të mrekulleshme të bërë nga Minsitria e Mjedisit, nga strukura e këtij parku kombëtar dhe nga të gjithë banorët e kësaj zone”.

“Ky është një moment i bukur për të bërë një bilanc dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Bilanc për moratoriumin dhe për të nxjerrë mësimin se asgjë nuk është e pamundur dhe se sëbashku mund të bëjmë gjëra që dukeshin të pamundura. Këtë vit kemi bërë të mundur rikthimin masiv të specieve që kishin ikur të llahtarisura nga gjuetia vrastare në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se me ardhjen në krye të qeverisë, “e gjetëm popullatën e faunës së egër në një minimum kriitik, aq sa duket e padrejtësi t’i thuash të egër këtyre që rrezikonin zhdukjen dhe t’i quash të butë ata që i vrasin dhe që janë me dy këmbë si puna jonë”.

Kryeministri theksoi se, “Karavastaja, së  bashku me Nartën, Ohrin, Prespën dhe Shkodrën hyjnë në zonat e njohura ndërkombëtarisht për vlerën e tyre në tërësinë e ekosistemit”.

“Kur hymë këtu takuam një grup të Al-Jazeerës për të dhënë lajmin përmes Al-Jazeerës se pelikani kaçurrel u rikthye këtu, sepse më parë ia kishin bërë ekzistencën të pamundur. Kjo për të treguar sesa rëndësi ka për botën e qytetëruar ruajtja e këtyre vlerave të ekosistemit”, tha Rama

Por, vijoi Kryeministri, “mbrojtja e natyrës është diçka, prej së cilës varet dretpërdrejt ekonomia jonë, mirëqënia jonë, jeta jonë. Prandaj moratoriumi është në funksion të zhvillimit tonë. Pasi banorët e këtyre zonave e dinë se edhe në kohën kur Shqipëria ishte e mbyllur, këto zona kanë qenë të vizituara. Ndërsa sot, kur duhej të kishin turistë, këto zona u populluan nga gjuetarë që nuk lejonin asgjë të lëvizte në këto zona’.

“Ministria e Mjedisit ka përgatitur programin e ri të gjuetisë në mënyrë strikte, ku përjashtohen kategoritë për të gjuajtur në këto zona, por unë së bashku me Erjonin (Braçen) hyj në ato njerëz që jam të mendimit se duhet shtyrë moratoriumi edhe për disa vite të tjera”, u shpreh Kryeminisitri Rama.

“Ta zhvillojmë këtë zonë përmes turizmit, përmes prurjes së vizitorëve nga jashtë, por edhe brenda Shqipërisë, që do ta rizbulojnë këtë zonë dhe do të shohin se këtu në Shqipëri kemi zona që ia vlen t’i shohim e vizitojmë së abshku me fëmijët tanë, pa pasur nevojë të marrim rrugët jashtë për pushime dhe fundjavë”, ishte mesazhi I kryeminisitrit Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button