Europa

Kerry: Moska të japë shenja të vullnetit të mirë për përmirësimin e situatës në Ukrainë

 John-Kerry1-560x350Rusia duhet të japë prova se po punon për çarmatimin e milicëve prorusë në lindje të Ukrainës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Është e rëndësishmë që Rusia të tregojë në orët e ardhshme se po punon për çarmatimin e separatistëve dhe t’u kërkojë atyre dorëzimin e armëve dukee të marrë pjesë në këtë proces legjitim politik’’, deklaroi Kerry në përfundim të një takimi në Paris me homologun francez, Laurent Fabius.
Dje në mbrëmje, presidenti amerikan, Barack Obama kërcënoi Rusinë për sanksione të reja nëse ajo nuk merrte masa të menjëhershme për të ulur tensionet në Ukrainë, ku luftimet mes separatistëve prorusë dhe ushtrisë kanë shkaktuar më shumë së 400 të vdekur që prej muajit prill.
Perëndimorët akuzojnë Rusinë se po armatos në mënyrë të fshehtë rebelët për destabilizimin e kësaj ish-Republike sovjetike, që do të nënshkruajë fazën e fundit të një marrëveshjeje historike asocimi me Bashkimin Evropian.
John Kerry ndodhet në Paris për bisedime me drejtuesit e Gjirit Persik, të përqendruara në krizën irakiane

Related Articles

Back to top button