Home / Bota / Sissi: Afrika e kërcënuar nga terrorizmi transkufitar

Sissi: Afrika e kërcënuar nga terrorizmi transkufitar

Abdel-Fattah-al-SissiPresidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi theksoi sot se Afrika është e kërcënuar nga terrorizmi transkufitar i grupeve xhihadiste dhe duhet t’i bëjë ballë me forcë këtij shkatërrimi, në samitin e Bashkimit Afrikan (BA) në Malabo.

“Ne dënojmë çdo formë terrorizmi”, deklaroi presidenti egjiptian, Sissi, i cili u shpreh në arabisht dhe propozimet e të cilit u përkthyen në gjuhën frënge. Ai shkatërron shtetet, popujt dhe minon fenë.
Ai u kërkoi palëve të mos falin me asnjë formë terrorizmin dhe t’i bëjnë ballë me forcë këtij shkatërrimi për të ruajtur dinjitetin e popujve tanë dhe ekonomitë tona.
“Ky rrezik i përbashkët na kërkon të riforcojmë bashkëpunimin tonë, përsa i përket sigurisë”, shtoi ai. Duke përmendur në fjalimin e tij, Libinë, në prag të kaosit, ai nënvizoi rëndësinë për këtë vend të sigurojë bashkimin dhe integritetin e territorit të tij.
Shumë i duartrokitur në momentin e marrjes së fjalës, presidenti egjiptian, me pjesëmarrjen e tij nënshkroi rikthimin e madh të Egjiptit në skenën kontinentale, pas pezullimit të vendit nga Bashkimi Afrikan pas grushtit të shtetit në korrik 2013 kundër paraardhësit të tij, Mohamed Morsi.

%d bloggers like this: