Home / Sporti / Policia: Masa për zhvillimin normal të ndeshjes Tirana-Partizani

Policia: Masa për zhvillimin normal të ndeshjes Tirana-Partizani

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore Partizani-Tirana.

Partizani-TiranaPolicia e Kryeqytetit, ditën e sotme do të marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Tirana–Partizani, e cila do të zhvillohet në orën 19.00’ në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.

Nga ora 15.00 e ditës së sotme deri në orën 22.00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkohë, do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 15.00 deri në 22.00`, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”.

Po ashtu, Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta).

Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtashme etj.

Drejtoria e Policisë së Tiranës fton të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që të bëhen pjesë e zbatimit dhe respektimit të këtyre rregullave, me synim sigurimin e rendit dhe qetësisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti sportiv, mbarëvajtjen e tij dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: