Home / Ekonomia / Rama: Bregu i Jonit po rilind me programin e Rilindjes Urbane

Rama: Bregu i Jonit po rilind me programin e Rilindjes Urbane

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot me anë të një videoje të postuar në rrjetin social ‘Facebook” sesi po rilind bregu i Jonit.

Konf.shtypi-Rama-5“Ja si po rilind bregu i Jonit mes impianteve të grumbullimit e përpunimit të mbeturinave, ujësjellësve të rinj, linjave të reja për energjinë si edhe programit të Rilindjes Urbane që prek të gjithë hapësirën turistike”, shkruan Kryeministri Rama në postimin që shoqëron videon.

Çfarë përmban projekti për ‘Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Zonës Bregdetare’

Projekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban ‘Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ i financuar nga Banka Botërore, me një vlerë totale investimi 35.16 milionë dollarë amerikan, ka synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të bregdetit të jugut, duke krijuar një platformë për rritjen e qëndrueshme ekonomike të zonës me në fokus, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të sektorit të turizmit.

Përfundimi me sukses i ndërtimit të Landfillit Rajonal të Bajkaj, me vlerë totale investimi 4.40 milionë dollarë.

Stacioni i Transferimit të Mbetjeve në Himarë me vlerë financimi 608,504 dollarë.
Ndërhyrjet e kryera në Porto Romano, e cila nga një zonë e rrezikshme mjedisore, falë investimit të kryer nga ky projekt me një vlerë rreth 2.5 milionë dollar është kthyer në një zonë të rehabilituar. Më shumë se 45,000 m³ mbetje të rrezikshme, dhera të kontaminuar dhe mbetje nga prishjet e godinave të kontaminuara në tri zona të ndotura janë izoluar në objektin e mbyllur, duke minimizuar rrezikun e ndotjes mjedisore.

Nga prezantimi i perfundimit te projektit

Nga prezantimi i perfundimit te projektit

Transformimi i Portit të Sarandës në një terminal të dedikuar për pasagjerë dhe anije me një vlerë totale investimi 4.6 milionë dollarë amerikan e ka kthyer Portin e Sarandës në një port hyrës për turistët.

Ndërhyrjeve të kryera në sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujërave të zeza në qytetin e Sarandës me një vlerë totale investimi 3.20 milionë dollarë, furnizimi me ujë të pijshëm është përmirësuar ndjeshëm për 40,000 banorë të Sarandës dhe 300 banorë të fshatit Navaricë.

Ujësjellësit dhe Rikonstruksioni i Sistemit të Kanalizimeve në Bashkinë Himarë, ndërtimi i Unazës së re në qytetin e Orikumit dhe zbatimi i nëntë nënprojekteve për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në dhjetë fshatra me vlerë 6.98 milionë dollarë.

Pesëmbëdhjetë nënprojekte për përmirësimin e sistemit rrugor dhe shesheve të dymbëdhjetë fshatrave dhe rehabilitimin arkitekturor të njëzet e shtatë shtëpive që përfituan nga Programi “Çati dhe Fasada” i zbatuar në disa fshatra tradicionalë të bregdetit jonian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: