Home / Rajoni / Maqedonia / Janakievski: Erdhi policia të arrestojë vëllaun e Ali Ahmetit

Janakievski: Erdhi policia të arrestojë vëllaun e Ali Ahmetit

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar dje nga opozita maqedonase, u shpalosën më shumë materiale që flasin për parregullsitë dhe keqpërdorimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve, veçanërisht në komunën Qendër.

Ndërkohë në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe reporteti i Almakos, me ç’rast në dalje, sërish gazetarëve u është dhënë një CD ku bisedat shfaqen të plota.

Në një bisedë, ku Ministri i Qeverisë VMRO-BDI, Mile Janakievski, sipas LSDM-së kur flet me një bashkëbisedues Mile njëherë thotë se policia ka dashur të arrestojë për një pengesë të ndërtimit të rrugës vëllaun e Ali Ahmetit liderit të BDI-së, kurse më pas thotë se ai është vëllau i Musa Xhaferit, e jo i Ali Ahmetit, por që më vonë pasi është lajmëruar Musa Xhaferri ai është liruar./Almakos

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.