Kosova

Të mbijetuarat e dhunës thyejnë heshtjen përmes pikturave

dhunaKa 15 vite që gratë e dhunuara gjatë luftës po lëngojnë për respekt e dinjitet. Ato po vazhdojnë edhe në kohën e paqes që të jenë viktima të paragjykimeve, viktima të stigmatizimit, madje edhe viktima të një torture të heshtjes.

Por sot, ato, së bashku me gratë e organizatës “Medica Kosova” kishin vendosur që t’i sjellin rrëfimet e tyre të heshtura të dhunës që kanë përjetuar, përmes një ekspozite, duke dashur të tregojnë dhimbjen e tyre që po e përjetojnë ende.Përmes kësaj ekspozite, gratë e dhunuara po bëjnë thirrje për ta njohur vuajtjen e tyre dhe të drejtën për të jetuar.

Heshtjen e institucioneve për këto 15 vite e ka pranuar sot edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë ekspozitë ka thënë se përballja me vuajtjet e të pathënat e këtij krimi mizorë të luftës, sipas saj, la pas jetë të shkatërruara dhe shpirtra të thyer.

 

“Është e dhimbshme përballja e jonë me vuajtjet e të pathënat e këtij krimi mizorë të luftës që la pas jetët e shkatërruara shpirtra të thyer dhe thirrje të pandërprera për drejtësi. Për 15 vite me radhë nuk kemi arritur të kuptojmë dhimbjen e këtyre grave të këtyre vajzave , ta kuptojmë se heshtja e jonë për vuajtjet e tyre, ka qenë dhe është padrejtësi për to dhe se njohja e dhimbjes së tyre është e drejtë njerëzore. Ashtu siç e dëshmojnë qartë dhe këto piktura për rreth nuk ka ndarje mes nesh dhe atyre, dhembja e tyre është dhimbja e secilit prej nesh dhe përballja e shoqërisë sonë me këtë plagë të rëndë të luftës është obligimi i yni që respekton dinjitetin njerëzorë”, tha Jahjaga.

Jahjaga, tha se të gjithë janë të vetëdijshëm që plaga e tyre shpirtërore nuk mund të kompensohet me asgjë. Megjithëkëtë, ajo premtoi se do të bëjë gjithçka është e mundur, do të jetë zë i fuqishëm, që këto gra të gëzojnë çdo të drejtë që ju takon me ligj dh e me norma ndërkombëtare si viktima civile të luftës.

Ndërsa, Veprore Shehu, drejtoreshë ekzekutive e “Medica Kosova”, tha se, të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës, edhe në kohë të paqes vazhdojnë të jenë viktima të paragjykimeve.

Tha se gjitha gratë, duhet t`i kenë të drejtat e barabarta.

 

“Jo kot ekspozita quhet “Pse Unë”. Gratë të cilat i kanë mbijetuar më të tmerrshmes gjatë luftës në Kosovë, kanë shprehë ndjenjat, emocionet dhe dhimbjet e tyre përmes këtyre pikturave. Ato vazhdojnë të jenë akoma në kohën e paqes, viktima të paragjykimeve, viktima të stigmatizimit, madje edhe viktima të një torture të heshtjes. Prandaj konsideroje që sot kjo ekspozitë që përkon me hapjen me ditën ndërkombëtare kundër torturës, me të drejtë gratë klithin për paqe, për respekt dhe dinjitet” ka thënë ajo.

Në këtë ekspozitë, disa fjalë i tha edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nillson.

Ai tha se dhuna ndaj gruas mbetet mjaftë e shprehur sikurse në shtëpi por edhe në teren.

Tha se këto gra, të llogariten vetëm si të tilla, të mbijetuara nga dhuna, por siç tha ai, duhet të mbështeten më tutje edhe në punësim, shëndetësi e politikë.

E Flutura Kumnova, njëra nga piktoret e kësaj ekspozite, tregoi për bashkëpunimin që ato dhe të mbijetuarat patën.

Tha se gjatë punimit të pikturave, këto gra Zbuluan artin, hapën shpirtin, zhvilluan imagjinatën, dhe se motivimi dhe resurset që ato kishin dhe të cilat i fituan gjatë punës, bënë që këto vepra të flasin me emocione me ndjeshmëri, me guxim dhe intelekt.

Kumnova tha se në këto piktura, xhindet shpirti i këtyre grave.

 

“Ka një shp irt gruaje, ka një përjetim, ka një dhimbje dhe ka një mesazh të fortë, dhe ka një thirrje dhe ajo thirrje është, Ju nuk jeni vetëm. Dhe për këtë fletë kjo ekspozitë sot”, ka thënë Kumnova.

në hapjen e kësaj ekspozite ishin edhe Ministria e Integrimeve, Vlora Çitaku, Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, ai i Suedisë, Henrik Nilsson dhe Ambasadori i Austrisë, Johann Brieger.

Kjo ekspozitë u hap për nderë të ditës ndërkombëtare kundër torturës.

Related Articles

Back to top button