Kosova

Protesta nëse nuk iu njihet statusi të gjithë dëshmorëve të kombit

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

protesta-n-euml-se-nuk-iu-njihet-statusi-t-euml-gjith-euml-d-euml-shmor-euml-ve-t-euml-kombit_2_hdKy komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.

“Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit. Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike”, thuhet në reagimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button