Te ndryshme

Gruaja turke, Vesile Akin 35 vjet pune si gomiste

71 vjeçarja VesileAkin, banore e Sandikli, një qyteti i vogël pranë qytetit turk të Afjonkarahisar, njihet si gruaja që më shumë se gjysmën e jetës së saj e ka kaluar duke punuar në gomisteri. Kjo grua e vjetër, filloi këtë profesion 35 vjet më parë, ndërsa angazhimin dhe dëshirën e saj të mrekullueshme për punë dhe pavarësisht moshës, rrëzon stereotipat e ndarjes së punëve sipas gjinive. 71 vjeçarja Akin thotë se, gomisteria u hap nga djali i saj para se të shkonte ushtar. Ajo vendosi të punonte në dyqan në mënyrë që të mbijetojnë, derisa djali të kthehej nga ushtria. Në punëtorinë e gomisterisë, Akini bënë shumë punë, por detyra e  saj është ndërrimi i gomave të makinave.

“Gratë duhet të jenë mjeke, duhet të jenë gjyqtare, prokurore… unë thash, le të  bëhet njëra gomiste. Gratë le të edukohen, le të punojnë. Kur dy veta në shtëpi punojnë, është shumë më lehtë. I përshëndes të gjitha gratë, dhe mesazhi im për to është që të edukohen dhe të kenë profesion në jetë. Kemi dhe ne mendje, jo vetëm burrat”, tha Vesile Akin, Gomiste.

Mosha e saj po ia vështirëson pak të punuarit. Mjetet që ajo përdor për riparimin e gomave janë të rënda dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e saj. Megjithatë, 71 vjeçarja planifikon që biznesi t’i mbetet djalit të saj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button