Home / Sporti / Gjermania e fortë për SHBA-të, por dyja kualifikohen

Gjermania e fortë për SHBA-të, por dyja kualifikohen

ozil-boteroriGjermania dhe SHBA-të zhvilluan një ndeshje monotone në Recife e cila përfundoi me fitore të evropianëve me rezultat 1-0, që në fakt nuk dëmtoi gjasat e të dyja ekipeve për kualifikim në fazën tjetër.

Pjesa e parë ishte e balansuar, me Gjermaninë që dominoi lojën, teksa amerikanët me pasime provuan të gjejnë golin.

Portieri Manuel Neuer nuk ishte shumë i zënë në pjesën e parë, dhe as në të dytën nuk ishte shumë i zënë.

Nga ana tjetër ishte Thomas Muller ai që në minutën e 55-të realizoi një gol të bukur për 1-0.

Deri në fund nuk pati ndryshime dhe ndeshja pëfundoi me rezultat të tillë.

Me këtë fitore Gjermania është lidere e Grupit G, teksa do të takohet ose të dytin e Grupit H.