ParlamentarePolitika

Opozita braktis sërish Komisionin e Ligjeve/ Protestë para Kryesisë së Kuvendit

Deputetët e opozitës e braktisën sërish Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në nisje të mbledhjes, deputeti Arben Ristani u kërkoi kolegëve të mazhorancës që t’i bashkohen protestës së opozitës për të kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, duke vendosur kështu një standard të ri në politikë.komisioni-i-ligjeve

Deputetët e mazhorancës dhe kryetari i Komisionit, Xhafa, kërkuan nga kolegët e opozitës që të presin drejtësinë të thotë fjalën e saj. Por për PD, drejtësia nuk mund të bëhet derisa Meta qëndron në Krye të Kuvendit dhe kryeministri Rama ndikon duke i diktuar drejtësisë vendimin që duhet të marrë. Pas largimit nga Komisioni i Ligjeve, deputetët e opozitës iu bashkuan protestës së organizuar para Kryesisë së Kuvendit për të kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i kryeparlamentarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button