Home / Arte / Teater / “Dasma e Figaros” në TKOB, të ftuara edhe gra të dënuara

“Dasma e Figaros” në TKOB, të ftuara edhe gra të dënuara

Rreth 20 gra të burgosura janë përzgjedhur për të qenë pjesëmarrëse në shfaqjen e operas  “Dasma e Figaros”, që u shfaq mbëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

download30Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve mësohet se  përzgjedhja e të dënuarave, të cilat mbikëqyren në IEPV-në e “Ali Demit” Tiranë, u bë në bazë të kritereve të besueshmërisë dhe zbatimit korrekt të rregullores në institucion, si një formë për të nxitur modelin e sjelljeve të mira.

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:00, 20 gra të dënuara, të shoqëruara nga Policia e Burgjeve shoqëruan gratë përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në shfaqjen premierë.

Opera “Dasma e Figaros” është një vepër e ndarë në katër akte. Në të merrnin pjesë artistë si Valeri Turmanov në rolin e kontit, në rolin e Konteshës, Mariana Leka dhe Ulpiana Aliaj, në rolin e Figaros, Aramando Likaj. Në rolin e Cherubinos, Vikena Kamenica..etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.