Home / Sporti / Obama bënë tifo nga ‘qielli’ për SHBA-n

Obama bënë tifo nga ‘qielli’ për SHBA-n

obamaBarack Obama harxhoi 90 minuta të kohës së tij për ta përcjell sfidën e SHBA-së ndaj Gjermanisë. Përkundër humbjes, Obama iu gëzua kualifikimit tutje të amerikanëve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ishte vetëm një nga miliona amerikanët që përcollën sfidën e skuadrës së tyre përfaqësuese ndaj Gjermanisë.

Obama e përcolli këtë ndeshje nga ‘qielli’, duke qenë se udhëtonte në Minnesota.

Përkrahja e Obamës nuk iu mjaftoi amerikanëve në fushë të cilët u mposhtën 1:0 nga gjermanët, por përsëri siguruan kalimin tutje.