Home / Kronika / Arrestohet ish‐anëtari i bandës së Aldo Bares, Semaku lëvizte me pistoletë me fishek në gojë

Arrestohet ish‐anëtari i bandës së Aldo Bares, Semaku lëvizte me pistoletë me fishek në gojë

Alban Semaku, ish-­anëtar i bandës së Aldo Bares, i cili ishte liruar 6 muaj më parë nga burgu, është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri.

pistoleteBurime policore thanë se Semaku është kapur me një pistoletë tip “Zastava” me fishek në gojë, duke lëvizur nëpër qytetin e Lushnjes. Alban Semaku ka vuajtur dënimin për vrasje, si pjesë e bandës famëkeqe.

Në korrik të vitit 2012 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Aldo Baren, duke e lënë në qeli përjetë.

Bare është dënuar me “burgim të përjetshëm” për të paktën pesë vrasje, të kryera në kuadër të bandës që themeloi në 1997­-ën.

Banda u krijua në vitin e errët 1997 me qëllimin për të ekzekutuar kundërshtarin e tij, Artur Daja. I cili për Baren ishte përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Ramadan Shkurti.

Bare përmes bandës së tij akuzohet se ka ekekutuar edhe të gjithë miqtë e Artur Dajës. Ky i fundit është vrarë nga anëtarët e bandës së Aldo Bares, të cilët shokuan opinionin publik, kur i prenë kokën dhe shëtitën me të përmes Lushnjes.

Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua pas 7 vitesh në Turqi.

Gjatë kohës së gjykimit të tij, pas ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Aldo Baren apo Alfred Shkurtin për 4 vrasje, 2 tentativa vrasjeje, për shkatërrim të pronës me zjarr si dhe për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Aldo Bare u akuzua për vrasjen e Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu. Bare për këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: