Kronika

Impiant përpunimi mbetjesh në Elbasan, Rama: Zgjidhje kancerit të mbeturinave që stërmundon qytetin

Impianti i parë për përpunimin e mbetjeve urbane do të ndërtohet në Elbasan. Kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka ishin të pranishëm në qytetin e Shqipërisë të mesme ku inauguruan nisjen e ndërtimit të impiantit, një investim prej 22 milionë euro që parashikon ti japë zgjidhje problemit serioz, trajtimit të mbetjeve urbane.

elbasaniNga ana e tij, Rama theksoi se impianti do të jetë shërimi për cështjen e plehrave që stërmundon prej vitesh këtë qytet.

“Elbasani nga zona me problematike dhe më e kërcënuar në shëndet kthehet në modelin e ri të trajtimit të mbeturinave. Impianti që vendoset për herë të parë në Shqipëri do t’i japë zgjidhje kancerit të mbeturinave që stërmundon Elbasanin. Impianti do të prodhojë edhe një mbështetje energjetike të drejtpërdrejtë edhe për bujqësinë. Ky impiant i parë përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht marrëdhëniet me mjedisin”.

Nga trajtimi teknologjik mbetjeve do përfitohet energji e gjelbër deri në 17 250 MWh në vit. Impianti me teknologji bashkëkohore që shmang ndikimin negativ në mjedis. Impianti do te kete ndikim edhe në ekonominë lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button