Home / Qeveritare / Veliaj në OKB: Shqipëria, shembull për reformat që gjenerojnë punësim për gratë dhe vajzat

Veliaj në OKB: Shqipëria, shembull për reformat që gjenerojnë punësim për gratë dhe vajzat

Shqipëria sjell për herë të parë eksperiencën e saj në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Nga-sesioni-i-59-të-të-Komisionit-mbi-Statusin-e-Gruas-CWS-ne-OKB-Nju-Jork-ku-ministri-Veliaj-perfaqesoi-Shqiperine.Në kuadër të Sesionit të 59-të të Komisionit mbi Statusin e Gruas në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili u zhvillua në datat 10-21 mars, Shqipëria sjell eksperiencën e saj nëpërmjet përfaqësuesve nga MMRS, shoqërisë civile etj.

Paneli i diskutimeve mbi dhunën me bazë gjinore i titulluar “Breaking Mindset”, u organizua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia e OKB-së në Shqipëri dhe Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në OKB.

Aty morën pjesë Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, Kryetarja e Aleancës së Gruas Parlamentare, Mesila Doda, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Iris Luarasi , të cilët nëpërmjet prezantimeve të tyre e vunë theksin te masat që duhet të ndërmerren në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të Komisionit për Statusin e Gruas në New York, ministri Veliaj paraqiti Planin Kombëtar për përfshirjen e burrave dhe djemve për Barazinë Gjinore dhe Ndalimin e Dhunës me Bazë Gjinore, i cili aktualisht po zbatohet në Shqipëri, me fokus nxitjen e djemve dhe burrave në mbështetje të fuqizimit të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.

“Sot Shqipëria ka disa lajme të mira: Pas 500 ditësh me qeverisje të re, për herë të parë qeveria ka vendosur që ndihma ekonomike t’u jepet eksluzivisht grave apo që japim 5 mijë pensione sociale për gjyshet tona. Është hera e parë që 2/3 e Fondit të Nxitjes së Punësimit përdoret për të punësuar më shumë gra e vajza, sidomos në zonat rurale apo me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, është hera e parë që kemi një nga qeveritë më progresiste në Ballkan, ku 1/3 e qeverisë dhe rreth ¼ e Parlamentit janë gra dhe vajza”, deklaroi ministri Veliaj.

Ai u shpreh se, në një vit e gjysmë qeverisje, Shqipëria në këtë fushë ka bërë shumë. “Më vjen mirë që, nga rajoni ynë, Shqipëria u përzgjodh si shembull që gjeneron mjaftueshëm reforma për të patur një impakt real në punësim, në pensione dhe në ndihmën ekonomike të grave dhe vajzave. Por, duhet të pranojmë se gjërat nuk janë të përsosura, dhuna është ende pjesë e shoqërisë tonë dhe ajo nuk thjesht çështje e politikës dhe e ligjeve, por edhe pjesë e një shoqërie më të emancipuar”, shtoi Veliaj.

Sipas tij, qasja që Shqipëria i ka dhënë luftës ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave nuk është fokusuar vetëm te gratë dhe vajzat e dhunuara, por kryesisht te djemtë dhe burrat, të cilët janë ftuar të bëhen pjesë e zgjidhjes.

Komisioni për Statusin e Gruas në OKB ka shërbyer si organ përgatitor për Konferencën e Katërt Botërore 1995 për Gratë, i cili miratoi Deklaratën e Pekinit dhe Platformën për Veprim. Komisioni është mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme për të luajtur një rol qendror në monitorimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim dhe këshillimin ECOSOC.
Në gjashtëdhjetë vitet e ekzistencës dhe seancat e tij, Komisioni për Statusin e Gruas ka promovuar vazhdimisht përparimin e grave dhe ka ndihmuar në zgjerimin e njohjes së të drejtave të grave, në dokumentimin e realitetin e jetës së grave në të gjithë botën, në formësimin e politikave globale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe për të siguruar që puna e OKB-së për perspektivën gjinore përfshin të gjitha zonat.

Komisioni vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm duke bashkuar qeveritë, subjektet e OKB-së, OJQ-të dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale për të promovuar të drejtat e grave dhe për të çuar përpara barazinë gjinore

Leave a Reply

Your email address will not be published.