Home / Bota / Kina, eksportuesi i tretë më i madh i armëve

Kina, eksportuesi i tretë më i madh i armëve

Kina ka lënë pas ngadalë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u renditur sot si vendi i tretë më i madh eksportues i armëve në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

armeRaporti i Institutit Ndërkombëtar Kërkimor të Paqes në Stokholm (SIPRI) del në këtë përfundim pas një verifikimi të hollësishëm të të dhënave për periudhën e viteve 2010-2014 dhe tregon se shteti komunist llogarit 5% të eksportit global të armatimeve, në një kohë kur tre vendet aziatike bashkë, Pakistani, Bangladeshi dhe Mianmari, nuk arrijnë veçse dy të tretat e këtij niveli.

Përgjatë një periudhe kohe 5-vjeçare, ekonomia e dytë më e madhe e botës numëron gjithashtu 18 shtete afrikane si kliente. Raporti thekson se shifrat e verifikuara pasqyrojnë vetëm volumin e dërgesave të armëve e jo vlerën financiare të marrëveshjeve.

5 vitet e verifikuara nga SIPRI tregojnë një rritje të eksporteve kineze të armëve me 143% krahasuar me 5-vjeçarin paraardhës, ndërsa eksportet gjermane, për të njëjtin segment kohor, ranë me 43% e ato franceze me 27%.

Për Kinën, ky është një kapërcim gjigand në renditjen globale, por hendeku me dy eksportuesit kryesorë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, vazhdon të mbetet i madh. Amerika vazhdon të kryesojë renditjen me 31% dhe Moska vjen pas saj me shitjen e 27% të armatimeve në mbarë globin. Për të dy këto vende, niveli i eksporteve, gjithmonë duke iu referuar të njëjtës periudhë kohe, është rritur përkatësisht me 23 dhe 37%.

Leave a Reply

%d bloggers like this: