Home / Moda / Flokë si modelet në skenë

Flokë si modelet në skenë

Trendi i ri i flokëve nga modelet në skenë mund të konsiderohet pa frikë floku natyral, me shkëlqim dhe majat pak të shkujdesura me onde.

flok-euml-si-modelet-n-euml-sken-euml_hdModeli i flokëve që kemi parë dhe adhuruar të femrat italiane të viteve 1980, nisi të shfaqej fillimisht në New York Week, por ky trend do të shihej edhe më shumë në Javët e Modës në Paris dhe Milano.

Në skenë, modelet e Versace, Gucci dhe Chloe u panë me flokët e tyre me shkëlqim dhe majat pak të kthyera, shkruan Anabel. Ndonëse japin idenë e një pamje të shkujdesur, pamja duket shumë joshëse.

Ky trend është i thjeshtë dhe larg modeleve të flokëve që jemi mësuar të shohim shpesh, por a nuk duket hijshëm goca?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.