Nëna mbyt djalin me litar ndërsa flinte dhe më pas e mban 12 orë në shtëpi para se të lajmëronte policinë. Kjo ngjarje e rëndë, e denjë për filma horror ka ndodhur brenda në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Gafurr Muçaj”.
Hatixhe Ahmetaj e lodhur nga problemet e shumta që i sillte i biri problematik dhe përdorues droge e ka mbytur atë me litar në banesën ku jetonin të dy në orët e vona të së dielës. Por më pas, gruaja ka pritur qetësisht mëngjesin dhe vetëm sot, 12 orë pas ngjarjes ka njoftuar policinë, ku ka pranuar se e ka vrarë të birin duke e mbytur me litar. (vijon)