Politika

Aleatët e PD-së i kërkojnë Bashës 17 bashki

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ende nuk është ulur në një tryezë me aleatët për të ndarë “tortën” zgjedhore. Por duket se aleatët e PD-së i kanë gati listat me emrat e bashkive që do i kërkojnë kreut të PD-së.

Selia Qendrore e Partise Demokratike
Selia Qendrore e Partise Demokratike

Ndonëse nënkryetari i partisë demokratike Edi Paloka tha pas mbledhjes së grupit se në ditët në vijim do të vendoset me aleatët për të vendosur për kandidatë dhe për bashkitë ku do të jenë kandidatet e partive aleate, partitë e djathta duket se i kanë piketuar zonat e tyre të influencës. Republikanët do t’i kërkojnë PD-së që përveç Durrës, që tashëm zyrtarisht është propozuar Agron Duka, nga vetë kreu i PR-së, Fatmir Mediu, edhe Vorën, Shijakun, Pogradecin, Selenicën por edhe bashkinë e Kukësit. Aleati tjetër i PD-së, PDK-ja e Nard Ndokës synon t’i kërkojë PD-së Fushë Arrëzin, Mirditën, Kurbinin, Mallakastrën dhe Sarandën e Lezhën dhe Selenicën. Ndërsa negociatat me PDIU e Shpëtim Idrizit, që kërkon përfaqësimin në këtë proces zgjedhor në të paktën 5 bashki të ndryshme, duket se kanë ngecur për shkak edhe të futjes në lojë të PSsë, duke ftuar PDIU-në në koalicionin e majtë.

PR KËRKON TË KETË KANDIDATË NË:

Durrës, Vorë, Shijak, Pogradec, Selenicë, Kukës

PDK KERKON TE KETE KANDIDIATE NE:

Fushë Arrëz, Mirditë, Lezhë, Kurbin, Sarandë, Mallakastër, Selenicë

PDIU KËRKON TË KETË KANDIDIATË NË:

Konispol, Patos, Rrogozhinë, Shijak, Peqin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button