KurioziteteTe ndryshme

Gjyshja 100 vjeçare është hedhur me parashutë!

Një gjyshe nga Afrika Jugore festoi ditëlindjen e saj të 100-të, duke u hedhur me parashutë. Super-gjyshja, jo vetëm që habiti botën për guximin e saj, por e përdori këtë ngjarje për të mbledhur para, për qëllime humanitare. Xhorxhina Hejvud, u hodh me një parashutë dyshe, në Kejp Taun. Kjo nuk është hera e parë që gjyshja kërcen me parashutë. Ajo e bëri këtë, edhe kur bëri 92-vjeçe.

“Mund të them se kjo është një përvojë e shkëlqyeshme, mund të shihja tokën nën këmbë”, u shpreh Xhorxhina Hejvud, avanturiere 100-vjeçare.

Paratë që u grumbulluan nga kjo ngjarje e pazakontë, iu kushtuan Institutit Kombëtar Jug-afrikan për shpëtimin e detit. Mirëpo, aventurat e super-gjyshes nuk do të përfundojnë këtu. Ajo planifikon të zhytet në një kafaz të rrethuar me peshkaqenë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button