Rajoni

Beogradi thotë se në Kosovë ka ndikimin me të fuqishëm që nga viti 1999

Drejtori i Zyrës qeveritare për marrëdhënie me medie, Milivoje Mihajloviq, duke folur për trazirat e 17 marsit 2004, ka thënë se pas 11 vjet pas këtyre trazirave, Serbia e ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe se serbët e Kosovës janë më së të sigurt tani se sa që ishin atëherë.beograd

“Aktualisht Shteti i Serbisë ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe kjo vërehet edhe përmes dialogut të Brukselit”, ka thënë Mihailoviq për agjencinë tanjug, transmeton koha.net.

“Askujt nga serbët e Kosovës nuk i bie ndër mend të pranojë presionin politik për të jetuar në të ashtuquajturën Republikë e pavarur e Kosovës”, ka thënë Mihailoviq dhe ka theksuar se në Kosovë nuk mund të zgjidhet asgjë pa bashkësinë ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button