Qeveritare

Ambasadori Lu inkurajon Ministren Nikolla për vazhdimin e reformave në arsim

Qeveria amerikanë mbështet reformën e thellë në arsimin e lartë.

lu3Në një takim me Ministren e Arsimit , Lindita Nikolla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetjen për reformën në arsim si dhe projektet në fushën e edukimit.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministren Nikolla për vazhdimin e reformave të ndërmarra në arsim.

Nga ana e saj, Ministrja Nikolla i uroi suksese Ambasadorit Lu në mandatin e tij dhe shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen që SHBA ka dhënë në rrugën e reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare në fushën e arsimit.

Gjatë takimit, Ambasadori Lu dhe Ministrja Nikolla shprehën angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me projekte të tjera të përbashkëta në fushën arsimit dhe të edukimit.

Ndër të tjera, Ministrja evidentoi mbështetjen e Qeverisë amerikane për reformën e thellë në arsimin e lartë, e cila mbylli 18-të IAL që nuk plotësonin kriteret e ligjshmërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button