Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 17 mars 2015

Horoskopi për datën 17 mars 2015

horoskopiDashi

Mos u shqetësoni nëse gjatë pasdites do të ndodhë diçka që e prisnit, por që mendonit që nuk do të vinte. Bëhet fjalë për një keqkuptim të pashmangshëm, por gjithsesi rrini të qetë sepse nuk do të ndodhë gjë.

Demi

Drejtojani diçkaje tjetër bezdisjen tuaj dhe mos u jepni peshë fjalëve të një personi që në të vërtetë duhet të mbajë vendin e tij. Pasdite shpejtoni për të mbaruar disa detyra të rëndësishme.

Binjakët

Shëndetin po e lini shumë pas dore, ndaj kujdesuni për të. Disa prej jush kanë një jetë aspak të rregullt dhe të mbushur me stres. Në dashuri do t’ju ndodhin keqkuptime.

Gaforrja

Sot do të bëni sforco të mëdha për të mbajtur nën kontroll temperamentin tuaj. Humori do t’ju lëkundet. E sotmja do të jetë një ditë e rëndësishme për t’u kthyer te dashuritë me vlerë.

Luani

Pasdite vonë do t’ju telefonojë dikush, i cili ka të njëjtat interesa si dhe ju. Në raportet personale aftësia juaj për të dhënë do të jetë e prangosur nga impenjimet në punë.

Virgjëresha

Do të merrni lajme nga një person i familjes që nuk e shihni prej shumë kohësh. Do të xhelozoheni pa asnjë arsye. Në mbrëmje, përpiquni të organizoni dika me miqtë ose partnerin/en.

Peshorja

Sot nuk duhet të jeni dembel, por të lëvizni dhe të bëni gjimnastikë. Mundësisht lëvizni në këmbë. Nga miqtë do të zhgënjeheni shumë. Bëhuni të mirë për njerëzit e sinqertë.

Akrepi

Kujtohuni se jo gjithçka që është ar shkëlqen: mos i besoni pamjes së jashtme të diçkaje që do t’jua propozojnë si të mirë dhe të çmueshme. Arsyetoni me kokën tuaj pa u ndikuar nga të tjerët.

Shigjetari

Sot, disa rrethana mund të favorizojnë rivënien e kontakteve me personat që ju interesojnë. Shfrytëzojeni ndikimin pozitiv të Mërkurit në favorin tuaj, sa më shumë të mundni, në do drejtim.

Bricjapi

Mundësi të mira për të organizuar një udhëtim me miqtë dhe të afërmit. Në mbrëmje do të merrni lajme të mira. Dika që keni nisur duhet ta përfundoni sa më parë për profesionin tuaj.

Ujori

Nëse dëshironi të bëni shopping duhet të bazoheni te përmbajtja e kuletës suaj dhe jo e të tjerëve. Ndërkaq paratë e tua do të ishte mirë që të mos i shpenzonit të gjitha, sepse do t’ju duhen “nesër”.

Peshqit

Nëse jeni të martuar kushtojini më shumë kohë partnerit apo partneres tuaj, por sigurisht pa lënë pas dore impenjimet tuaja. Mos u dorëzoni përballë gjërave që ju duken të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.