SportiSporti ne bote

Liverpuli triumfoi kundër Svonsit

Lojtarët e Liverpoolit kanë triumfuar në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premier, duke e bërë edhe më interesant luftën për zonën e Ligës së Kampionëve.liverpul

Redsat triumfuan si mysafirë në stadiumin Liberty duke e mposhtur SWansean me rezultat minimal 1-0.

Megjithëse te dyja skuadrat u munduan ta gjenin rrugën e golit, në 45 minutshin e parë rrjetat heshtën dhe kështu mbetën të paprekura, në saje të gardianëve të portave përkatëse, por edhe mbrojtjeve të forta.

Në pjesën e dytë Liverpooli e deshi më tepër fitoren dhe këtë e arriti falë një goli të realizuar në minutën e 68-të të takimit.

Ishte mesfushori Jordan Henderson që devijoi një top të një mbrojtësi të Swanseas, i cili duke dashur të largonte atë, goditi këmbën e reprezentuesit anglez dhe topi parabolloi portierin vendas, Lucas Fabianski.

Edhe pas golit të shënuar, mysafirët krijuan disa raste, por ndeshja përfundoi me golin e Hendersonit, përkatësisht 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 54 pikë, dy më pak se zona e Ligës së Kampionëve, ndërsa Swansea zë vendin e nëntë me 40 pik&euml

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button