Home / Europa / Jep dorëheqjen një prej drejtuesve kryesorë të agjencisë antikorrupsion

Jep dorëheqjen një prej drejtuesve kryesorë të agjencisë antikorrupsion

Drejtuesi e një agjencie antikorrupsion themeluar nën drejtimin e Bashkimit Evropian, dha sot dorëheqjen pas akuzave nga drejtësia për abuzime me pushtetin, njoftoi sot avokati i tij.

horia-rumaniHoria Georgescu, i cili drejtonte Agjencinë Kombëtare për Integritet (ANI) ngarkuar për të shqyrtuar origjinën e të ardhurave të zyrtarëve politikë, është akuzuar për mbivlerësimin me 75 milionë euro të vlerës të të ardhurave në çështjet që datojnë në vitet 2008-2009, kur ka qenë anëtar i komisionit të ngarkuar për kthimin e pronave të sekuestruara në kohën e komunizmit.

Prokurorët e agjencisë antikorrupsion (DNA) e kanë marrë në pyetje dje dhe sot dhe kanë vendosur masën e ndalimit në paraburgim për 30 ditë.

Edhe nëse Horia Georgescu shpallet i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij, ai ka vendosur të japë dotëheqjen për të mos ndikuar në imazhin e Agjencinë Kombëtare për Integritet (ANI), theksoi avokati i tij Christian Ene, cituar nga agjencia e lajmeve Agerpres.

Rumania, një prej vendeve më të varfëra të familjes evropiane, mbetet e prekur nga korrupsioni, por ka realizuar progrese të mëdha këto vitete e fundit, sipas Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.