Kronika

Lu: Deklarimi i pasurisë, mjet i fuqishëm për të parandaluar korrupsionin tek zyrtarët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu u takua sot me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave (ILDKPKI), Shkëlqim Ganaj.

AMBASADORI-SHBASipas ambasadës së SHBA-së, procesi i deklarimit të pasurive është një prej mjeteve më të fuqishme për të pikasur dhe parandaluar sjellje korruptive dhe penale tek zyrtarët publikë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë misionin e ILDKPKI-së dhe presin që kur ILDKPKI të bëjë kallëzime penale, prokurorët dhe gjykatat t’i marrin këto kallëzime seriozisht, edhe nëse ato përfshijnë anëtarë të parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë zyrtarë të lartë”, thekson ambasada e SHBA-së në Tiranë.

“Ky institucion ka një rol kyç për të luajtur në luftën kundër korrupsionit , një luftë që është thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik”, nënvizon ambasada amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button