Rajoni

Fillon ndërtimi i gazsjellësit TANAP

Turqia dhe Azerbajxhani filluan sot ndërtimin e gazjellësit të Trans-Anadollit (TANAP), një projekt që do të mundësojë transportimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në Turqi dhe nëpërmjet saj në Bashkimin Evropian.

tanapProjektit i Trans-Anadollit (TANAP) parashikon transportimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në tregun e brendshëm turk me anë të linjave gazsjellëse që do të ndërtohen dhe nëpërmjet Turqisë shitjen e gazit natyror në Evropë.

Dy krerët, Recep Tayyip Erdogan dhe Ilham Aliev do të vendosin në mënyrë simbolike gurin e parë të gazjellësit në qendrën Selim, pranë Karsit, sipas programit të publikuar nga presidenca turke.

Gazjellësi TANAP, që do të jetë operacional në vitin 2018, do të rilidhë në 1 850 kilometra kufirin gjerorgjian të Turqisë me kufirin grek duke përshkruar të gjithë Anadollin. Kapaciteti filelstar prej 16 miliardë metër kub në vit do të arrijë në 23 miliardë metër kub gaz në vitin 2023 dhe më pas në 31 miliardë në vitin 2026.

Sipas media azerbajxhanase, ndërtimi i TANAP do të kushtojë 10 deri në 11 miliardë dollarë (rreth 10 miliardë euro).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button