Ekonomia

Ministria e Bujqësisë-Universiteti Bujqësor, marrëveshje për mbrojtjen e bimëve

Ministri i Bujqesise Edmond Panariti dhe Rektori i Universitetit Bujqesor Fatos Harizaj, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkepunimit ne fushen e  mbrojtjes se bimëve.

paubMarrëveshja konsiston në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për të përdorur më mirë asetet dhe burimet njerëzore në shërbimin e mbrojtjes së bimëve. Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ofrojë shërbime nëpërmjet Laboratorit të tij të specializuar dhe stafit akademik për të kryer hartimin e teknologjive dhe analizat laboratorike për mbrojtjen e bimëve.

Njëkohësisht kapacitetet e Universitetit Bujqësor do të përdoren për trajnimin dhe bashkëpunimin me qendrat e specializuara të Ministrisë së Bujqësisë, si psh Qendrat e Transferimit Teknologjik dhe shërbimin këshillimor për të trajnuar fermerët, specialistët, prodhuesit e farërave dhe fidanëve, tregëtarët e inputeve bujqësore në fushën e teknologjive të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve.

Ministri i Bujqësisë, Panariti tha në fjalën e tij se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugën një bashkëpunimi të suksesshëm, dhe se Ministria e Bujqësisë është e vendosur për ti kaluar Universitetit Bujqësor edhe përgjegjësi të tjera siç është ekstensioni, shërbimi këshillmor në ndihmë të fermerëve dhe agro-biznesve. “Ne jemi të bindur që me përvojën e gjatë, kapacitetet e tij ky Universitet do ta përmbush edhe këtë obligim që ne kemi në raport me fermerin, duke u bërë përçues I kësaj fryme të re të nevojave që ka fermeri dhe agrobiznesi”, tha Ministri Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button