Presidenciale

Presidenti Nishani vlerëson Medresenë e Tiranës me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

“Si një shkollë e arsimit fetar në Shqipëri, e cila duke u bërë pjesë e arsimit tonë, përgatiti për disa dhjetëvjeçarë në një nivel të lartë një plejadë teologësh myslimanë, të cilët luajtën një rol parësor në ripërtëritjen e moralit tonë kombëtar”, ishte motivacioni i ketij titulli .
nishaniNë ceremoninë e organizuar në Presidencë, ku ishin të pranishëm drejtues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, mësues e nxënës, klerikë, Kreu i shtetit tha se dekorata që i akordojmë sot kësaj shkolle është një nderim i vonuar shtetëror dhe institucional ndaj kësaj vatre të arsimit shqiptar të shekullit XX.

“Ishte  kjo shkollë e mesme, e fesë islame e ngritur në Tiranë, e cila duke u bërë pjesë e arsimit tonë kombëtar përgatiti për katër dhjetëvjeçarë në periudhën 1924-1964, në një nivel të lartë ndërkombëtar një plejadë teologësh myslimanë, të cilët luajtën një rol parësor në ripërtëritjen e moralit tonë kombëtar aq shumë të plagosur nga tragjeditë dhe prapambetja jonë disa shekullore”, u shpreh Presidenti.
Maturantët e Medresesë së Tiranës, tha ai, qenë në pararojë të lirive fetare të Shqipërisë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin fisnik të shenjtërisë së tyre edhe kur mbi ta ra pesha e rëndë e diktaturës komuniste.
Sot, theksi Presidenti, Medreseja e Tiranës dhe të gjitha simotrat e saj në Shqipëri po kontribuojnë që me anë të një mirëdukimi dhe arsimimi, ku gërshetohen shkencat ekzakte me vlerat e besimit, e sidomos me normat dhe parimet e Islamit, të kemi një shoqëri më të shëndetshme moralisht dhe shpirtërisht, nga të cilat do të rrezatojë paqja, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa pa dallim race, gjinie dhe feje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button