Kronika

Rektori i Universitetit Publik te Durrësit e ndjen veten skllavopronar

Pak ditë më parë policia e ndaloi për drejtim makine në gjendje të dehur, ndërsa sot Ministria e Arsimit zbulon diçka të paimagjinueshme.

Rektori i universitetit të Durrësit Mitat Mema
Rektori i universitetit të Durrësit Mitat Mema

Rektori i universitetit të Durrësit Mitat Mema (foto) kishte kërkuar nga Ministria e Arsimit që të shkarkohej dekani Elmaz Leci, por Ministria e ka refuzuar këtë kërkesë duke e lënë atë ende në detyrë.

Pas kësaj rektori ka urdhëruar përgjegjësen e burimeve njerëzore që të mbajë një procesverbal të posaçëm për dekanin.

Ai ishte i detyruar që të qëndronte nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:00 në zyrë pa lëvizur prej saj.

Më pas me urdhër të rektorit, dekani është mbajtur i mbyllur në një zyrë që është konsideruar si jashtë çdo standardi të mundshëm, – raporton Respublica.

Kjo periudhë ka zgjatur që prej 15 janarit deri më sot.

“Ishte e padëgjuar. Kishte një denoncim për keqtrajtim pas refuzimit të Ministres për shkarkimin e dekanit Leci. Sot unë konstatova vetë në prani të rektorit dhe mediave, të ashtuquajturën zyrë ku Leci mbahej i izoluar e i veçuar me vetëm 1 tavolinë dhe i vëzhguar herë pas here nga burimet njerëzore që e konfirmonin këtë edhe ne anë të një procesverbali. Për këtë ngjarje do të ketë masa, do të çojmë rektorin para përgjegjësisë. Nuk mund të denigrohen e të shkelen liritë akademike kështu” – citohet ministrja Nikolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button