Sporti

Kualifikohet Algjeria, fiton edhe Belgjika

algjeriBelgjika triumfoi 1:0 ndaj Koresë së Jugut për ta vazhduar serinë e fitoreve dhe kualifikimin më tej, teksa në fazën tjetër kaloi edhe Algjeria, pas barazimit 1-1 me Rusinë.

Belgët dominuan në pjesën e pare, por ndëshkimi me karton të kuq i Stephen Defour ndryshoi rrjedhën e lojës në pjesën e dytë që i takoi plotësisht aziatikëve që sulmuan vazhdimisht “Djajtë e Kuq”.

Nga ndeshja Belgjikë - Kore e Jugut 1-0

Me këtë fitore Belgjika mbyllë fazën e grupeve si lider i grupit H, ndërsa me të për fazën e ardhshme është kualifikuar edhe Algjeria. Këta të fundit barazuan 1-1 me Rusinë.

Alexander Kokorin (6’) kaloi rusët në epërsi në këtë sfidë, mirëpo Islam Slimani (60’) barazoi shifrat për ta dërguar para Algjerinë.

Belgjika do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Algjeria do të ketë përballë Gjermaninë.

Related Articles

Back to top button