MaqedoniaRajoni

‘Dojçe Telekom’ do të hetojë nëse Telekomi ishte pjesë e përgjimeve

Pronarët e huaj të “Telekomit të Maqedonisë” do të hetojnë nëse kompania ka marrë pjesë në përgjimet e qytetarëve dhe të politikanëve të Maqedonisë.telekom Nga “Dojçe Telekom” i cili është pronari i “Maxhar Telekom”, paralajmëruan se kompania hungareze e cila është pronar i “Telekomit të Maqedonisë” do të hetojë për të vërtetuar nëse janë të sakta dyshimet se kompania maqedonase ka qenë pjesë e përgjimeve të cilat i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi. Sipas “Dojçe Vele”, e cila e publikon lajmin, “Maxhar Telekom” planifikon hetim të cilin do ta zbatojnë konsulentë të huaj në kompaninë simotër të tyre në Maqedoni. Sipas “Dojçe Telekom”, do të hetohet nëse është e saktë biseda ku ministri i transportit, Mile Janakieski, kërkon prej një anëtari të Bordit Drejtues të “T-Mobile”, që në ditën e zgjedhjeve të suspendohet një numër të cilin e përdor opozita, si edhe biseda ku njeriu i parë i “T-Mobile”, Zharko Lukovski, kërcënohet se do të largojë nga puna të punësuar të cilët nuk do të votojnë për partinë në pushtet. Siç informon “Dojçe Vele”, në “Dojçe Telekom” refuzojnë t’i komentojnë ngjarjet konkrete, por zëdhënësja Trizi ka deklaruar se “e njohin problemin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button