Kronika

Përplasje me armë në Lazarat, qëllohet patrulla e policisë

Lazarati nuk ka rënë ende në qetësi. 9 muaj nga operacion anti-kanabis, në fshat vazhdojnë të qarkullojnë njerëz të armatosur. Katër persona u përplasën mbrëmë me armë me një patrullë të policisë. policia_ne_lazaratDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri me dije se rreth orës 21:00 këta persona që po qarkullonin me një makinë me targa falso kanë qëlluar në drejtim të forcave të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, që po patrullonin në lagjen Lenxate të fshatit.
Patrulla e policisë u ka bërë shenjë të ndalojnë, por ata kanë vijuar rrugën. Kur makina e forcave të rendit u është vënë pas, ata kanë hapur zjarr në drejtim të saj dhe më pas kanë braktisur automjetin e tyre.
Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka patur të dëmtuar.
Katër personat janë futur në fshat dhe kanë humbur gjurmët. Në makinën e tyre nuk janë gjetur armë apo mjete të tjera të paligjshme.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe efektivë të FNSH. Ndërsa sot, në fshat kanë hyrë edhe forcat RENEA që po kërkojnë katër personat, të cilët policia thotë se i ka identifikuar, por nuk jep të dhëna

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button