Home / Sporti / Suarez pezullohet për katër muaj

Suarez pezullohet për katër muaj

suarezFIFA përjashtoi nga nëntë ndeshje ndërkombëtare lojtarin e Uruguajit Luis Suarez, i cili dy ditë më parë kafshoi në fushë një lojtar Italian.

FIFA e pezulloi Suarezin për katër muaj nga aktivitetet e futbollit dhe e gjobiti me 112 mijë dollarë për incidentin.

Fitorja 1-0 e Uruguajt ndaj Italisë u shoqërua me polemika kur pamjet televizive treguan Suarezin duke kafshuar italianin Giorgio Chiellini në shpatull. Zyrtarët e kanë pezulluar Suarezin dy herë më parë për incidente të ngjashme.