Bota

Shtatë të vdekur dhe 41 të plagosur pas një atentati kamikaz

Shtatë persona u vranë dhe 41 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz të talebanëve në Lashkar Gah, kryeqytet i provincës Helmand, në jug të Afganistanit, të cilët kishin vënë në shënjestër drejtues të provincës, bënë të ditur zyrtarë lokalë.

afghan.main.gettyimages”Kamikazi, i cili qarkullonte në bordin e një kamioni, ka shpërthyer eksplozivin pranë një kompleksi imobiliar ku ndodhej shtëpia e guvernatorit te zonës”, theksuan zëvendësguvernatori i provincës, Mohammad Jan Rasolyar dhe një burim policor.

“Shtatë civile janë vrarë dhe 41 të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij sulmi”, theksoi Rasoyljar

“Atentati kishte si shënjestër një grup zyrtarësh politik, anëtarësh të shoqërisë civile dhe gazetarësh të mbledhur për një seminar mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe rrëmbimet.

”Mes të plagosurve bënte pjesë edhe Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës”, sipas të njëjtit burim.

Atentati u mor përsipër nga talebanët nëpërmjet faqes në rrjetin social ”Twitter” të zëdhënësit Zabihullah Mujahid.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button