Home / Kronika / Shqiptarët i bashkohen ISIS-it për pagë 30 mijë eurosh

Shqiptarët i bashkohen ISIS-it për pagë 30 mijë eurosh

Shteti Islamik po u ofron shqiptarëve pagë nga 20 mijë deri në 30 mijë euro për të luftuar në anën e xhihadistëve në Siri dhe Irak.isis

Kështu ka thënë Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës më 10 mars për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Rexhepi ka thënë se gjendja e keqe ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, ka kontribuar në radikalizmin e të rinjve kosovarë, të cilët janë duke pranuar paga të larta për të luftuar me ISIS-in, transmeton Koha.net.

“Gjendja e vështirë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, i ka shtyrë kosovarët që gjithnjë e më shumë të përqafojnë ekstremizmin, veçanërisht pasi nga andej të ardhurat financiare janë të mëdha”, ka thënë Rexhepi për ANSA.

Sipas raporteve, nga Kosova vlerësohet se disa dhjetëra shqiptarë janë të përfshirë në radhët e forcave terroriste islamike ISIS në Siri e Irak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: