Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 18 mars 2015

Horoskopi për datën 18 mars 2015

horoskopiDashi

Një gabim i vogël në llogaritje do t’ju shqetësojë shumë, por mos u fiksoni gjatë gjithë kohës te ndjesia e keqe që provuat, sepse realisht askush tjetër nuk e ka kuptuar.

Demi

Sot pranoni ngarkesa në punë vetëm në rast se jeni të bindur 100% se do të arrini t’i mbuloni. Ju duhet të alternoni pak ritmet dhe të përqendroheni pak më shumë. Pra bëni atë që mund të bëni.

Binjakët

E sotmja do të jetë një lloj tranzicioni: diçka po ndryshon dhe është e nevojshme që ju të jeni të qartë në radhë të parë me veten tuaj. Mos reflektoni në mënyrën e keqe.

Gaforrja

Nuk do të jetë e lehtë që të mbani ekuilibrin e duhur për të kapur mundësinë e favorshme. Mundohuni që të merrni parasysh edhe këshillat e një personi të besuar. Në mbrëmje pranoni një ftesë.

Luani

Për ju nuk do të jetë e lehtë që të mbani qetësinë ndaj një personi i cili do t’ju mërzisë shumë, për më tepër që nuk është hera e parë që e bën këtë. Mundohuni të kujtoni një situatë të bukur të së kaluarës.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti që të jeni kurajozë dhe të riktheheni në jetën e një personi që në të kaluarën ka qenë shumë i rëndësishëm për ju. Ndihma e një mikeje do të jetë e pakrahasueshme në këtë drejtim.

Peshorja

Sot do të bombardoheni nga një seri pyetjesh që asnjëherë nuk i kishit pritur. Nuk duhet t’ju kapë paniku dhe nuk duhet të përgjigjeni sipas shembullit të një shoku tuaj.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë e duhura për ju, ndaj mos u shqetësoni për asgjë, as pasdite kur do të ketë një moment paqartësie apo bllokimi. Kjo në fakt do të jetë diçka e bukur që lidhet me ndjenjën.

Shigjetari

Nëse keni dyshime se cila është rruga e duhur për t’u marrë, përqendrohuni te personat që kanë rëndësi për ty dhe vendosni duke pasur parasysh mirëqenien e tyre, do të jetë e lehtë.

Bricjapi

Mundohuni të keni durim me një person që nuk është në rregull me veten: mos e “helmoni” me komente dashakeqe, sepse kështu vetëm do ta nervozoni edhe më shumë, ndërsa situata do të përkeqësohej.

Ujori

Gjendeni në një vorbull ndjenjash. Ju këshillohet që të ndiqni zemrën, por pasi të keni bërë një pushim të mirë për të cilin keni shumë nevojë. Punën mos e lini pas dore se do t’u kushtojë shumë.

Peshqit

Këtë të mërkurë mos u kapni nga paniku për shkak të mosrealizimit të një plani. Çështja nuk është e thjeshtë, por gjithsesi nuk meriton edhe shumë stres nga ana juaj. Besojini një inspirimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.