Home / Sporti / Arrestohet Presidenti i Parmës, klubi në udhëkryq

Arrestohet Presidenti i Parmës, klubi në udhëkryq

Presidenti i Parma-s Giampietro Maneti është arrestuar nga Guardia di Finanza, një operacion i koordinuar nga Prokuroria e Romës.

manttoAkuza që rëndon mbi presidentin Maneti është shpërdorimi i fondeve publike. Kjo fushate e organeve ligjvënëse vijon në disa qyteti të ndryshme të Italisë. Detajet e këtij operacioni do bëhen të ditura në orët në vijim gjatë një konference për shtyp. Për klubin ku bën pjesë mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Andi Lila, ky është një lajm shokues. Tashmë verdhblutë mbeten “jetim” në garën e tyre për të mbijetuar në Serie A, pa president, pa fonde, të mbytur në borxhe. Klubi i Parma-s u rikthye në vëmendjen e opinionit shqiptar në një moment thuajse historik: Ermir Kodra u bë presidenti i parë shqiptarë i një klubi në Serie A, një rast unik që zgjati shumë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.