Europa

Frankfurt, protesta të dhunshme në inaugurimin e selisë së re të BQE

Një protestë masive kundër masave shtrënguese të kursimit e mbajtur në Gjermani këtë të mërkurë, u kthye në një ngjarje të dhunshme, kur protestuesit u përplasën me policinë në momentin e hapjes së selisë së re të Bankës Qendrore Europiane.

1426674876frankfurt-bqePolicia e Frankfurtit tha se përdori ujëhedhëset për të shpërndarë protestuesit, pas sulmeve të tyre ndaj oficerëve të policisë, zjarrfikësve, një stacioni policie dhe ndaj Shtëpisë së Vjetër të Operas.

Autoritetet thanë se të paktën 7 makinave të policisë iu vu zjarri. Rreth 350 persona janë arrestuar, shtoi në njoftimin e saj policia.

Banka Qendrore Europiane ka për detyrë të sigurojë stabilitetin e çmimeve në Eurozonë, teksa synon të mbajë nivelin e inflacionit nën 2%. Rajoni është duke vuajtur nga një situatë aktivitetesh depresive ekonomike, ndërsa papunësia në Europë mbetet shumë pranë niveleve rekord.

Protesta u zhvillua për shkak të kritikave ndaj masave shtrënguese të kursimit të bëra nga ministri grek i Financave, i cili tha se vendi i tij po vuan prej politikave të BQE-së.

“Ajo që po shohim në Frankfurt, është një reagim që ju e shihni anembanë Eurozonës, teksa shumë njerëz kanë shprehur shqetësimin e tyre se këto masa thjesht janë shumë të dhimbshme, tepër të dhimbshme, dhe se po shkohet përtej limiteve të durimit”, tha një reporter i CNN nga Gjermania.

Përleshja ishte aq masive, saqë shtëllungat e tymit u dukën edhe nga një distancë e largët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button